Pedagogia dhe koreografja Riselda Sejdija sot ka postuar një foto në Instagramin e saj ku lajmëron se “Rewind”, baleti i saj kontemporan rrëmben Delindën aktoren e  “Portokallisë”. Koreografja dje ka lajmëruar se do të sjelli në skenë baletin e saj më të ri , “Rewind”.

Duke u Ngarkuar...

Ajo është shprehur në profilin e  Instagramit të saj se ky balet do të jetë ndryshe nga të tjerët për faktin se ky do të jetë baleti bashkëkohor që do të rikthejë librin me poema të koreografes “Shpirti Kalendar i Mullirit” , botim të cilin dr.Riselda Sejdija e ka realizuar në vitin 2015.

Mesa duket ky balet nuk do të ketë protagonistë vetëm balerinë por edhe aktoren e famshme dhe tepër të talentuar të Portokallisë në Top Channel, Delinda Zhupa.

Ndërkohë koreografja Sejdija na zbulon Delindën nëpërmjet një fotografie ku shihen të ulura bashkë në Rogner Hotel.

Pedagogia e Arteve sot na zbuloi dhe balerinët pjesëmarrës në baletin e saj më të ri“Rewind”, transmeton mulliri.al. Mesa duket ky balet do të jetë një ndër veprat artistike të Riseldës ku gjuha e trupit do të flasi  nëpërmjet poemave dhe lëvizjeve koreografike.

Pa dyshim që do të jetë një balet i adhurueshëm meqënëse përzgjedhja e Riseldës duket  mjaft profesionale nëpërmjet zbulimeve virtuale që na ka bërë të ditur deri tani. Mulliri.al.

- SPONSOR -