Edhe pse edukimi i fëmijëve ka rëndësi të madhe, një numër i madh prindërish e lënë pas dore këtë çështje dhe nuk i kushtojnë vëmendjen dhe kujdesin e duhur.

Këta prindërit i anashkalojnë fëmijë për shkak se “nuk kanë kohë” të flasin dhe të shoqërohen me fëmijët e tyre, kështu që si rrjedhojë e kësaj, prindërit ballafaqohen me padëgjueshmërinë e fëmijëve të tyre dhe fillojnë të ankohen. Për fat të keq, nuk janë aspak të vetëdijshëm se pikërisht ata janë shkaku i gjendjes së tillë të fëmijëve të tyre.Gabimet në edukimin e fëmijëve paraqiten në forma të shumta.

Duke u Ngarkuar...

EDUKIMI I FËMIJËVE ME ANË TË FRIKËS
Shpesh herë, prindërit përdorin metodat e frikësimit ndaj fëmijëve të vegjël për të arritur te qëllimet e tyre. Në rastet kur fëmija nuk fle, nuk ha, apo nuk i bindet prindërve

Kjo te fëmijët zhvillon frikën e madhe nga dukuritë ose individët e tillë. Problemi kryesor sipas psikologëve, është se fëmijët jo rrallë mund të mbeten peng i këtyre frikësimeve duke u mbyllur në vetvete apo duke i përjetuar rëndë shumë situata normale.

EDUKIMI I FËMIJËVE ME ANË TË PËRDORIMIT TË FORCËS

Edukimi i fëmijëve me anë të përdorimit të forcës është njëra prej gabimeve të mëdha që paraqitet tek ata prindër të cilët si metodë përdorin forcën për t`i disiplinuar fëmijët e tyre.

Rrahja e fëmijëve është një prej defekteve gjatë procesit të edukimit të tyre. Duhet ta kemi parasysh se rrahja është mjet i fundit që shërben për edukim. Sipas një hulumtimi rreth 70% e prindërve në Maqedoni si “masë edukative” akoma e përdorin rrahjen e fëmijëve, ndërsa një përqindje e madhe prej tyre emocionalisht dhe fizikisht i keqpërdorin fëmijët.  Psikologët shënojnë rrezik permanent në edukatën e fëmijës, nëse për metodë të evitimit të problemeve, zhurmës, etj., përdoret dhuna, si: rrahja apo masa të tjera ndëshkuese, që ndikojnë negativisht në psikologjinë e fëmijës. Fëmija, nga rrahjet që i shkaktohen, e sidomos nga prindërit, krijon përshtypje të distancës dhe arbitraritetit të prindit ndaj tij, gjë që do të ndikojë keq në psikologjinë e fëmijës dhe do të reflektohet në moshën e pjekurisë.

JO BARAZIA NDËRMJET FЁMIJЁVE
Të preferosh disa fëmijë nga të tjerët, të mos i trajtosh në mënyrë të barabartë të gjithë, të bësh dallime mes tyre mund të shkaktojë armiqësi, urrejtje, inat, xhelozi dhe prish lidhjet mes tyre.

Cilido qoftë shkaku i preferencës, fëmijët e tjerë nuk do e perceptojnë dot siç duhet. Ata do e luftojnë vëllanë e preferuar, madje kjo armiqësi mund të shfaqet edhe ndaj prindërve.

- SPONSOR -