Njerëzit e mençur nuk flasin asnjëherë për veten e tyre se sa të mençur janë apo sa pishyet kanë, ky është pikërisht është detaji që ato i bën të duken misteriozë. Njerëzit e mençur nuk peshojnë të ardhurat dhe as nuk bëjnë krahasime, sepse janë të mençur … Janë disa pika reale se si ti dallojmë njerëzit e mençur nga ato që i duket vetja i mençur. Njerëzit e mençur nuk shprehen asnjëherë se ata janë më të mirët më të zgjuarit, përkundrazi ata mendojnë se mund apo nuk mund të jenë…

Duke u Ngarkuar...

 

  1. Njerëzit e mençur nuk shprehen kurrë se sa e drejtë apo e pa drejtë është jeta për to.

Të  gjithë mendojnë se jeta nuk është e drejtë. Të thuash se nuk është e drejtë do të thotë se ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, e cila ju bën të dukeni të pamatur dhe naivë.

Nëse nuk dëshironi që të dukeni keq, duhet të pranoni faktet, të qëndroni konstruktiv, dhe t’a lini intepretimin tuaj jashtë. Për shembull, mund të thoni, ‘’E kam vënë re se ia dhatë  atë projekt të madh për të cilin po shpresoja. A do mund të më tregonit se çfarë ju shtyu në atë vendim të madh? Kisha pasur dëshirë t’a dija se pse nuk u zgjodha unë, që  të mund t’i përmirësoj ato  aftësi’’.

  1. Njerëzit e mençur nuk thonë kurrë nuk ka problem.

Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falenderon për diçka, dhe i thoni s’ka problem, ju po nënkuptoni se kërkesa e tyre është një problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen se po ju ngarkojnë.

Ajo që duhet të bëni është t’i tregoni njerëzve se jeni të lumtur për punën tuaj. Thoni diçka si ‘’Ishte kënaqësia ime’’ ose ‘’Do isha e lumtur të punoja në të’’. Është një ndryshim delikat në gjuhë, por ka ndikim të madh te njerëzit.

  1. ‘Mendoj…/Kjo mund të mos jetë një ide e mirë…/Do të jap një këshillë.

Këto fraza menjëherë shkatërrojnë besueshmërinë tuaj. Edhe nëse i përcjellni këto fraza me ide të mira, ato tregojnë se ju keni mungesë të vetëbesimit, e cila i bën njerëzit me të cilët po flisni të humbasin besimin në ju.

Mos u bëni kritiku më i madh i tjetrit. Nëse nuk besoni në atë që thoni, askush nuk do të besojë. Dhe, nëse me të vërtetë nuk dini diçka, thoni, ‘’Nuk i kam këto informata tani, por do t’i gjej dhe do t’i dërgoj ose lëre situatën të rrjedh , mos dil gjithnjë sikur di gjithçka.

  1. Njerëzit e mençur nuk thonë kurrë kjo do të zgjasë vetëm një minutë dhe sigurisht që bëhet nuk ka gjë që nuk bëhet.

Të thoni se diçka zgjat vetëm një minutë dobëson aftësitë tuaja dhe jep përshtypjen se ju nxitoni gjatë detyrave. Vetëm nëse me të vërtetë do t’a përfundoni atë punë në 60 sekonda, thoni se nuk do të zgjasë shumë, por mos e bëni  të nënkuptohet se detyra do të përfundohet më shpejtë se sa mundet.

  1. ‘Do të provoj’.

Sikur fjala mendoj, do të provoj tingëllon dekurajuese dhe sugjeron se ju keni mungesë vetëbesimi në aftësitë tuaja për të kryer detyrën. Merrni zotërim të plotë të aftësive tuaja. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka, ose përkushtojuni tërësisht ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni sepse tingëllon sikur nuk do të mundoheni shumë.

  1. Njerëzit e zgjuar nuk thonë kurrë ai është përtac/i paaftë/idiot’.

Nuk ka asgjë pozitive në deklarimin e nënçmimit për një koleg. Nëse deklarata juaj është e saktë, të gjithë tashmë e dinë, kështu që nuk keni nevojë t’a tregoni. Nëse është e pasaktë, ju jeni ai i cili përfundon duke u dukur si idiot.

Gjithmonë do të ketë njerëz të paaftë dhe të ashpër në vendin e punës, dhe gjasat janë që të gjithë e dinë se kush janë ata. Nëse nuk keni fuqinë për t’i ndihmuar ata të përmirësohen, atëherë nuk do të fitoni asgjë duke transmetuar marrëzitë e tyre. Shfaqja e paaftësisë së kolegut tuaj mund të duket si një përpjekje për t’a bërë veten të dukesh më i mirë. Egërsia juaj në mënyrë të paevitueshme do të kthehet në formë të mendimeve negative të kolegëve për ju”.

- SPONSOR -