Pa dyshim që këto tre personazhe mbeten personazhet vip më realiste sot për sot në tregun shqiptarë transmeton mulliri.al . Ata nuk bëjnë kompromise me hipokrizinë dhe as me servilizmin, ato janë thjeshtë ato, të fortë, të drejtpërdrejtë dhe realistë. Janë gjithmonë të suksesshëm në ato që shprehin dhe mendojnë por edhe dinë të kenë shpirt të madh aty ku duhet. Kritikat nuk mbeten sfidë për Kozeta Kurtin , as lajkat nuk mbeten version për tu rritur në famë nga Fiori Dardha dhe as njerëzit me dy fytyra nuk mbetet ushqim për Olti Currin.

Këta të tre kanë vendosur të kenë miqësi të fortë me realitetin , të bëjnë kompromise me njerëzit e aftë dhe ti besojnë vetëm shpatullave të tyre për të ecur gjatë në rrugën e karrierës . Sipas mulliri.al këta tre personazhe e flasin shqipen në shqip jo sepse duan famë dhe vëmendje por sepse këta kështu dinë të flasin dhe të jetojnë, lirshëm, pa interesa, pa frikë. Ah sikur tu shtonte raca e këtyre të treve më shumë sa mirë do jetonim artistikisht…! Mulliri.al

- SPONSOR -