Ajo është një ndër emrat e rinj të muzikës shqiptare, por tepër premtuese. Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi. Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj të instagramit një fotografi nga koha e fëmijërisë. Është e vështirë ta njohësh Fifin nëpërmjet kësaj fotoje pasi ajo shfaqet me flokë shumë të shkurtra, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim sot. Por sidoqoftë ka diçka që këngëtarja e ka përciellë prej fëmijërisë. Ajo vazhdon të jetë “e kolme”, gjë që e bën edhe më interesante e të dashur për publikun.

- SPONSOR -