Këngëtarja Bebe Rexha ka postuar një foto në rrjetet e saj sociale kur ajo ka qenë vetëm 16-vjeçe. Në foto ajo shihet përpara mikrofonit të një studioje muzikore duke kënduar. Një gjë që bie menjëherë në sy është look-u i këngëtares. Në foto ajo shfaqet brune, ndërkohë që të gjithë jemi mësuar ta shohim atë bjonde. Kjo foto mesa duket ka sjellë nostalgji tek Bebe dhe ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit. Edhe pse kanë kaluar 11 vite, 27-vjeçarja nuk ka ndryshur thuajse fare.

- SPONSOR -