Festivali i 56-të i Radio Televizionit Shqiptar ka nisur shitjen e biletave. Ai do të mbahet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në pallatin e Kongreseve. Ky edicion i festivalit pritet të ketë shumë surpriza e risi. Këtë vit ai do të drejtohet nga i mirënjohuri Adi Krasta dhe i ftuar special i natës së parë do të jetë kantautori i suksesshëm italian, Riccardo Cocciante. Edhe në këtë edicion të 56-të do të interpretohet live. Organizatorët e festivalit janë shprehur se përvec Cocciante-s do të ketë edhe të ftuar të tjerë shumë special, por nuk kanë zbuluar asgjë më tepër.

- SPONSOR -