Shqipëtarët janë treguar më të gatshëm se kurrë për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto kohë të vështira pas tërmetit që dëmtoi rëndë vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit. Po ashtu, vendet fqinje kanë treguar një zemërgjerësi të madhe duke ofruar ndihmën e tyre në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Kosova ka strehuar plot 20 mijë shqiptarë deri më tani e këtë fakt e ka bërë të ditur, reperi i njohur nga Kosova, Capital T i cili ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shkruan: “Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shumë të mira tani është stërmbushur. Nevoja është E MADHE për ushqime të shpejta (racione ditore) si dhe gjëra të tjera higjenike. Tani numërojmë afërsisht 20,000 persona të strehuar në Kosovë”.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face