Jennifer Aniston mbushi 51-vjeç dy ditë më parë por mosha për aktoren e njohur është thjesht një numër. Elegante dhe plot klas Jennifer duket si një 25 vjeçare në coverin e ri të revistës “Interview”. Në intervistën ajo nuk ka ngurruar të flas dhe për mëmësinë. Ndërsa vitet fluturojnë për aktoren, ajo ka zbuluar së fundi se e sheh të ardhmen e saj me “të qeshura” dhe “fëmijë që vrapojnë”. Gjatë një bisede argëtuese me mikeshën e saj, Sandra Bullock, për revistën “Interview”, Aniston foli hapur për jetën e saj dhe ëndrrat në sirtar. “Çfarë është ajo që nuk e keni bërë ende?”, e pyet Bullock. “A është në nivel pune? A është në një zhvillim shpirtëror? A janë të gjitha këto më lart?” Aktorja u përgjigj duke zbuluar një pamje imagjinare që ka në mendjen e saj për të ardhmen. “Është më shumë si një pamje e vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijë duke vrapuar, dëgjoj trokitjen e akullit në një gotë, ushqim duke u gatuar. Kjo është pamja e gëzueshme në kokën time”, përgjigjet Aniston.

- SPONSOR -Smiley face