Diva e muzikës pop Jennifer Lopez është hedhur në gjyq dhe do i duhet të paguaj 150 mijë dollarë. Arsyeja është se dy vite më parë, Lopez postoi një foto teksa ecte përdore me partnerin Alex Rodriguez. Tani, është paditur në gjykatë për shkak se e publikoi foton pa miratimin e fotografit. Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, të siguruara nga E!, Splash News, një agjenci lajmesh dhe fotografish me bazë në Los Angeles, kërkon 150,000 dollarë nga J.Lo.

“Fotografia është kreative dhe e veçantë,” argumenton kompania, e cila vendos theksin te fama e Lopez-it dhe cilësia vizuale e fotografisë. “Por përdorimi i paautorizuar dëmton tregun ekzistues dhe të ardhshëm të fotografisë origjinale,” shkruhet në dokument. “Postimi në Instagram e bëri të disponueshme për dhjetëra e miliona ndjekës të Lopez,” shtohet më pas, ku sigurisht përmendet edhe fakti se fotoja u përdor nga shumë media.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face