Një skandal seksual ka goditur kreun e akuzës së New Yourk-ut Eric Schneiderman. Revista ‘’The New Yorker’’ botoi një raport duke cituar 4 gra që kanë akuzuar Schneiderman, 63 vjeçarim i cili kishte abuzuar seksualisht me to. Dy u identifikuan si ish-të dashurat e tij. Schneiderman i ka kundërshtuar kategorikisht akuzat, por ka lajmëruar edhe dorëheqjen nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm të New York-ut.

Duke u Ngarkuar...

“Edhe pse këto akuza nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale apo me veprimtarinë e zyrës, ato në mënyrë efektive do të pengojnë punën”- tha ai. Edhe guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo kishte kërkuar dorëheqjen e Z. Schneiderman, pas publikimeve në media.

“Askush nuk është mbi ligjin, duke përfshirë zyrtarin më të lartë ligjor të New York-ut,” tha ai. “Unë nuk besoj se është e mundur që Eric Schneiderman të vazhdojë të shërbejë si Prokuror i Përgjithshëm”.

Dy gra – Michelle Manning Barish dhe Tanya Selvaratnam – i thanë ‘’The New Yorker’’ se Schneiderman ushtronte dhunë vazhdimisht dhe pinte shumë alkool.

Të dy gratë gjithashtu thanë se ai kishte kërcënuar se do t’i vriste nëse do t’i jepnin fund raporteve me të.

“Pas muajit më të vështirë të jetës sime – kam folur,” shkruante Manning Barish në Twitter pasi u publikuan akuzat.

- SPONSOR -