E mbani mend Jeremy Meeks? Ai është krimineli i cili u bë i njohur falë pamjes së tij tërheqëse ndërkohë që qendronte akoma në burg. Direkt mbasi mbaroj dënimin e tij dhe rifitoj lirinë agjensitë e modës u sulën për ta marrë 33 vjeçarin si imazh të reklamave të tyre.

Duke u Ngarkuar...

Këtë herë ai ka tërhequr  sërish vëmendjen e mediave rozë.

Jeremy gjatë muajve të verës ishte mjaft i përfolur, kjo për shkak se tradhtoi ish-bashkëshorten, Melissa, me të dashurën e re Chloe Green.

Por së fundmi, është pikërisht ish-bashkëshortja e tij Melissa e cila raporton se ai ka tradhtuar edhe Chloe-n.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar se Jeremy ka tentuar të rikthehet me të.

Ajo e ka cilësuar këtë si një tradhti të radhës ndaj Chloes, e cila është edhe trashëgimtarja e TopShop.

“Ish-bashkëshorti im ka qenë i padrejtë me lidhjen e tij të re. Me mua… Unë zgjedh më mirë të jem vetëm, e lumtur dhe me respekt për veten sesa të luajnë me mua”, ka shkruar Melissa.

Modeli nuk ka reaguar përkundër gjithë këtyre akuzave, madje në një intervistë të fundit ai vazhdoi të tregojë se vazhdon ende ta dojë të dashurën e tij të re.

E dua Chloe për atë që është dhe nëse nuk do kishte asnjë dollar nuk do më interesonte se jemi të lumtur”, ka thënë ai.

 

- SPONSOR -