Fëmijët e Jessica Simpson duan të dinë gjithçka për vëllain e tyre që po vjen në jetë.

“Pyetjet që unë marr në të përditshmen  time nga fëmijët e mi ,Maxwell dhe Ace janë për të qeshur”, tha këngëtarja e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, gjatë pjesëmarrjes në fundjavën e QVC’s FFANY “Shoes on Sale” për fonde për kancerin e gjirit të enjten.

Duke u Ngarkuar...

“Ata duan të dinë çdo detaj , se si qumështi del nga mami, se si foshnja do të ushqehet këtu dhe nëse kërthiza ime a është një buton i cili komunikon me fëmijën”, shpjegoi ajo, duke zgjedhur vetëm disa nga pyetjet e tyre interesante,transmeton mulliri.al.

Së shpejti, nëna e tre fëmijëve shtoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Eric Johnson, “vazhdimisht po vazhdojnë të  përpiqen të kuptojnë se si të jenë të sinqertë…

“Ndihem shumë mirë dhe ne të gjithë jemi kaq të ngazëllyer”, tha ajo, duke shtuar se “këtë herë jam fokusuar edhe në Maxwell dhe Ace, të cilët kanë kalendarët e tyre shumë aktivë dhe jetën sociale në këtë pikë – kështu që po kalon jashtëzakonisht shpejt kjo periudhë”.

- SPONSOR -