Ylli i popit Jennifer Lopez ka mbërritur në qytetin turistik mesdhetar të Antalisë në Turqi përpara koncertit të saj më 6 gusht.

Smiley face

Këngëtarja me famë botërore do të performojë të martën në hotelin Regnum Carya si pjesë e turneut të saj “It’s My Party” në 25 qytete.

Një aeroplan i cili transportonte Lopez mbërriti në Antalia herët në mëngjes.

Ylli i popit shkoi direkt në hotelin, ku do të zhvillohet koncerti.

Një vilë tre katëshe me 5 dhoma gjumi, pishinë private dhe një heliport është përgatitur që ajo të qëndrojë.

Një personel teknik prej 150 personave do të punojë gjatë koncertit.

Lopez planifikon të kalojë tre net në Antalia.