Ikona e bukurisë së përjetshme, Jlo sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ajo rinohet.

Këtë vit Jennifer feston 50-vjetorin e lindjes dhe nga dalja e saj e fundit publike e kemi të vështirë ta besojmë këtë gjë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e pranishme së bashku me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, në eventin e “CFDA’s Fashion Aëards” në Nju York.

Kur u pyet nga gazetari i “Extra” gjatë eventit se cili është sekreti i saj për të qëndruar e re, Jennifer u shpreh: “Jini të lumtur, jini të lumtur”.

Lopez ka shumë arsye për të qenë e lumtur, sepse përveç sukseseve në karrierë, jeta e saj private po shkon më së miri.

Në mars ajo mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj dhe shumë shpejt pritet që ata të shkojnë drejt altarit.

Jennifer ka treguar se ndjehet shumë e lumtur në krahë të Alex, sepse ai nxjerr gjithmonë në pah më të mirën e saj.