Duke u Ngarkuar...

Është pa dyshim një shpirt i lirë ku nuk njeh kufij… Nuk i njeh rregullat e shëmtuara, nuk përpiqet të krijoj vëmendje dhe as të bëj kompromise për vëmendje. Ka lindur për të qenë e lirë, e bukur, e mençur, plot pasion për jetën, e motivuar për çdokënd, është aty për këdo që ka nevojë për të… Mos harroni ajo e ka origjinën nga arti dhe nga estetika prandaj është unike.

Ajo është një talent i lindur dhe një artiste në shpirt që nga fëmijëria dhe deri tani .Mbetet ylli i këngës shqiptare ,sepse ashtu është.Ajo e ka rritur karrierën e saj shkallë shkallë për të mbërritur sot aty ku është dhe për të mbajtur mbi shpatulla emrin”Unike” . Po po Jonida Maliqi është unike por në të njejtën kohë edhe frymëzuese për këdo.

Ajo fal pozitivitet dhe karakterizohet nga buzëqeshja e çiltër që i dhuron çdokujt pa asnjë lloj interesi në këmbim . E rritur me artin që e vogël, sot ka arritur të jetë një ikonë e artit muzikor duke rrezatuar çdo ditë e më shumë. Jonida duket selektive të paktën rubrika” Risi Mulli” kështu e sheh. Ajo nuk e pëlqen të bukurën kollaj, por nëse e pëlqen ajo dorëzohet dhe bashkëpunon me të.

Ashtu siç edhe videoklipet, këngët apo tekstet e këngëve të Jonidës kanë qenë gjithmonë unikale dhe të adhurueshme po ashtu këngëtarja vazhdon ta ndërtojë akoma botën e saj artistike. Ajo e adhuron modën por edhe moda e adhuron atë. E në fakt pse mos ta adhuroj moda Jonidën kur në duart e saj është e sigurtë. Jonida Maliqi nuk di të jetë e suksseshme vetëm në art por edhe në biznes.

U bënë shumë vite tashmë që Jonida është sipërmarrëse e biznesit të saj dhe duke ju përkushtuar kësaj pune në maksimum , ajo ka arritur në të njejtën kohë ta menaxhoj dhe karrierën e saj artistike pa krijuar shumë boshllëqe. Së shpejti këngëtarja do të vi me një videoklip të ri ku ende nuk kemi informacion për titullin e këngës , por për një gjë jemi të sigurtë që videoklipi do të jetë një vepër arti ashtu si vet Jonida Maliqi.

- SPONSOR -