Nesër çel siparin “Festivali i 57 i Këngës”. Festivali i Këngës do të zhvillohet nga data 20,21,22, dhjetor. Ndër këngët konkururse është dhe kënga e këngëtares Jonida Maliqit “Ktheju Tokës”. Kënga është me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit, producent Enis Mullaj, koreografe dr.Riselda Sejdija dhe stiliste Enada At’Nikolla.


E veçanta e këtij viti është se do jenë tre netë, nata e parë do jetë nata live, nata e dytë është nata e performancave dhe nata e tretë nata finale.  Jonida Maliqi ia  ka besuar imazhin e saj në të treja netët stilistes së njohur Enada At’Nikolla, ku çdo natë ajo do të vi ndryshe… Në natën e dytë
kënga “Ktheju Tokës” do të shoqërohet edhe me performancë koreografike , ku këngëtarja Jonida Maliqi ka zgjedhur pedagogen e Universitetit të Arteve ,koreografen dr.Riselda Sejdija për të kuruar performancën e saj në natën e dytë të Fest57. Koreografia do të performohet nga katër vajza të cilat janë balerina profesioniste dhe aktualisht janë studentet e Universitetit të Arteve në degën e koreografisë, shkruan mulliri.al. Enada At’Nikolla është kujdesur edhe për kostumografinë e balerinave, të cilat i ka krijuar aq bukur sa në realitet ato vërtetë duken një  magji.

Duke u Ngarkuar...

Kompozitorja dhe tekst shkruesja Eriona Rushiti mendojmë se ka  bërë një kompozim tepër origjinal dhe profesional duke menduar që ka bërë ndërkohë edhe një nga tekstet më të veçanta të festivalit ,ndërsa Enis Mullaj është ai që i ka dhënë frymë produksionit muzikor duke e bërë atë të duket shumë emocionues, shkruan mulliri.al. Jemi të sigurt që Jonida do shkëlqej në Fest57, pasi të gjithë po e diskutojnë si fituesen e mundshme madje dhe të huajt e kanë vendosur në vendet e para në top listat e tyre.

- SPONSOR -