Aktori i njohur Johnny Depp ka paditur ish bashkëshorten e tij Amber Heard për plot 50 milionë dollarë për shpifje pasi Amber e quajti veten një viktimë e abuzimit në familje dhe pretendoi se aktori e kishte dhunuar. Në padi Johnny shprehet se pretendimet e 32 vjeçares ishin një mashtrim i madh për të prishur karrierën e aktorit.
Padia i rreferohet një artikulli të Heard ku ishte shprehur për Washington Post se ajo kishte marrë kërcënime me vdekje dhe humbje pune pasi akuzoi Depp për abuzim në familje.
Johnny dhe Amber u ndanë në 2016 pas akuzave të aktores ndërsa divorci u finalizua në janar të 2017. Aktorja e njohur i dhuroi fitimet nga divorci ( 7 milionë dollarë) në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.

- SPONSOR -Smiley face