Justin dhe Hailey po shijojnë pushimet e tyre prej dy ditësh dhe nuk  mungojnë as shakatë që bëjnë me njëri-tjetrin. Këtë herë (si gjithmonë) ka qënë Justin ai që ka tentuar të tremb modelen e njohur por i ndodhi diçka e papritur që na shkriu së qeshuri. Teksa priste që të trembte Hailey i fshehur mbas murit, Justin nuk trëmbi modelen por një klient të hotelit  që po shkonte në dhomën e vet. Këngëtari i kërkoi menjëherë falje ndërkohë që të dy shpëthyen në të qeshura. Por sigurisht që ai ja arriti dhe qëllimit ta trembte modelen pasi pas personit të trembi Justin ishte modelja që u tremb por sapo e pa që Justin po e filmonte e fshehu fytyrën. Gjithashtu edhe në avion këngëtari nuk e la të qetë bashkëshorten e tij pasi gjatë gjithë kohës e bezdiste. Epo veprime që justifikohen pasi Justin thjesht donte të argëtohej pak !

- SPONSOR -Smiley face