Mbrëmjen e djeshme Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, Jessica Biel, morën pjesë në sfilatën pranverë-verë 2019 të “Louis Vuitton”. Pavarësisht se dukej se gjithçka do të shkonte mirë, sapo futën këmbën në tapetin e kuq, Justin dhe Jessica u përballën me një incident aspak të këndshëm. Gjatë kohës që ata po ecnin përkrah njëri-tjetrit një person i njohur për rrengjet e tij, Vitalii Sediuk, u kap pas këmbës së Timberlake. Nga fotografitë e shkrepura në event, shfaqet Sediuk duke mbuluar fytyrën pas këmbës së kapur të artistit të njohur. Ndërsa Timberlake dhe Biel dukeshin mjaft të shqetësuar dhe konfuz nga veprimi i papritur i Sediuk. Megjithatë ky incident nuk zgjati shumë pasi rojet e sigurisë që rrethonin Justin dhe partneren e tij nxituan ta largonin menjëherë. Edhe pse dukej si ngjarje e frikshme, burime pranë “People” kanë treguar se këngëtari nuk u sulmua, pasi Vitalii vetëm u kap pas këmbës së tij.

- SPONSOR -Smiley face