Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim, është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale dhe një ndër emrat më të njohur të showbiz-it. Jeta e saj është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe çdo ‘lëvizje’ e saja komentohet e analizohet mirë nga publiku. Nënë e katër fëmijëve dhe bashkëshorte e një reperi, duket se Kim ka realizuar të gjitha ëndrrat e saj në jetë. Këtë ia ka thënë në mesazh edhe partneri i saj, Kanye, i cili nuk mjaftohet vetëm me fjalët e bukura në mesazhe. Ai i ka bërë Kim-it një dhuratë super speciale, duke i gdhendur në varësen e saj të floririt fjalët e bukura të mesazhit, të cilat përmbledhin jetën dhe bekimet e saj.

“Kjo është jeta jote, E martuar me katër fëmijë, Nxjerr njerëz nga burgu, Në kopertinën e “Vouge”, Shkon në kishë çdo javë me familjen, Endrrat bëhen realitet”- janë fjalët e reperit për bashkëshorten. “Nëse shihni më afër në varëse, mund të dalloni që janë fjalët e një mesazhi që Kanye më dërgoi. Ai është gjithmonë më i kujdesshmi kur bëhet fjalë për dhurata.”- shkroi Kim krahas fotos ki tregonte varësen e saj.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face