Kanye West ka diskutuar për përvojën personale me çrregullimin bipolar dhe stigmën që sillet rreth kësaj sëmundjeje mendore në një intervistë me David Lettermanin.

Duke u Ngarkuar...

Reperi 41-vjeçar është diagnostikuar me çrregullimin bipolar para dy viteve, e për herë të parë ka përshkruar se si është të vuash nga kjo sëmundje.

Ai i tha Letterman: “Mund të tregoj çfarë ndjej në atë kohë. Ndjej një lidhje të lartë me universin kur jam në kulm”, tha ai.

“Është një problem shëndetësor, si të kesh trurin e ndrydhur, sikurse kyçin e këmbës. Kur dikush ka kyçin e këmbës të lënduar nuk do ta shtypni më shumë. Me ne, truri ynë arrin në një pikë të ndrydhjes, e njerëzit bëjnë gjithçka për ta bërë më keq.

“Ata bëjnë çdo gjë të mundur. Ata na çojnë në atë pikë që ta bëjnë edhe më keq”.

“Është një çështje shëndetësore që ka një stigmë të fortë dhe njerëzit lejohen të thonë diçka për të dhe të diskriminojnë në çdo mënyrë”.

- SPONSOR -