Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka diskutuar mbi plane për rimëkëmbjen e bankave, për kontrollin e brendshëm të tyre, si dhe ka bërë me dije miratimin e tematikës për kartëmonedhën e re me vlerë 10000 lekë. Banka e Shqipërisë deklaroi se kartëmonedha e re do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

- SPONSOR -Smiley face

Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

 

- SPONSOR -Smiley face