Ndërkohë që Tirana është e rrethuar nga  të katër anët me protesta, ku familje kërcënohen me banesën, studentët protestues quhen ngelës dhe njerëz që s`vlejnë një lekë por që duan të zhvesin shtetin, kryeministri i vendit fton mediat në një prezantin të një ardhjeje 5-yjëshe në Shqipëri. Ëshë një brand që me sa duket është zbuluar vetëm tani nga ana e kryeministrit dhe e “Kastrati group” të cilët në bashkëpunim kanë parë këtë nevojë emergjente për të sjell një hotel me 5 yje në vendin tonë, dhe pse në rrugë dhe rrugëve të këtij vendi dhe të botës gjenden me mijëra shqiptarë në kërkim të shpresës. Mediat në vend të protestave kishin zgjedhur të transmetonin këtë kontratë të bujshme mes “Hyatt Hotels Corporation” dhe qeverisë shqiptare që në këtë kontartë përfaqsohet nga e kudogjendura kompania “Kastrati”. Në fjalën e tij kryeministri i vendit që shoqërohej përveç numrit dy të “Kastratit” edhe nga ministri Blendi Klosi tha: “Kjo përbën dhe një vlerë të shtuar në imazhin e vendit dhe imazhi në fuqizimin e kësaj industrie dhe rritjen e fluksit të turistëve është themelor dhe kjo firmë sot do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe konsiderueshëm pa llogaritur vlerën e shtuar që do të sjellë investimi që do të bëhet pasi nuk bëhet fjalë vetëm investim e mirë por dhe transformues në këtë territor që do t`i jap Tiranës një tjetër pol atraksioni kombinuar me stadiumin e ri dhe të gjithë zonën rreth e rrotull”-tha Rama.  Ndërsa Klosi u tregoi shqiptarëve se: “Brendet do të ndihmojnë jo vetëm poseiduesit e tyre por dhe të gjithë destinacionin tonë për të realizuar në Shqipëri një biznes të vërtetë që sjell punësim ekonomi dhe fitim për të gjithë së bashku. Jemi në këtë ceremoni kur ky hotel  vjen në Shqipëri me një menaxhim dhe investim të ri falë vizionit dhe urtësisë, largpamësisë së Kastrati Grup”!

- SPONSOR -