Kate Middleton është padyshim një nga femrat më popullore në botë dhe stili i saj ndiqet nga shumë femra. Shpesh veshjet e saj kthehen në frymëzim dhe “gabimet” e saj janë të pakta. Edhe pse në pallatet mbretërore ka disa rregulla që nuk duhen thyer, prapë dukeshat nuk heqin dorë nga veshjet që i bëjnë ato të duken më trendy. Së fundmi burime për revistën “People” shprehen se Dukesha e Cambridge-it ka kërkuar ndihmën e një stilisti që të rikrijojë imazhin e saj publik me një look më trendy . “Po ndiente se look-u i saj ishte bajatosur paksa dhe mendoi se i duhej diçka më e guximshme. Është përpjekur të krijojë një pamje më rinore dhe ka funksionuar.”- shprehet burimi. Ajo që na “habiti” në pagëzimin e Archie ishte kordelja e kuqe e Kate që nuk e kishim parë më parë aq “cool”.

- SPONSOR -Smiley face