Supermodelja Kate Upton i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me lojtarin e bejsbollit, Justin Verlander në Itali një muaj më parë, por fotografitë e publikuara së fundmi janë të mahnitshme. Fotot e dasmës janë publikur nga revista “Vogue”, ku 25-vjeçarja dukej e mrekullueshme dhe shumë e dashuruar teksa shihet duke puthur bashkëshortin e saj. Krahas postimit, Upton ka shkruar: “Justin dhe unë jemi shumë të emocionuar që më në fund të ndajmë me ju detajet e dasmës sonë.”

 

- SPONSOR -