Në fakt, 9.5 milionë dollarë për ne është një shifër “e frikshme” por për Katy Perry kjo shifër është krejt normale pasi pasuria e saj numëron plot 330 milionë dollarë dhe kur morrëm vesh këtë shifër na u morrën mentë. Këngëtarja e njohur ka shitur shtëpinë e saj në Kaliforni për shifrën 9.5 milionë dollarë. Trualli përfshin 5 ndërtesa: atë kryesoren, dy shtëpi të vogla për miqtë, një për shërbëtorët dhe një palestër. Gjithashtu shtëpia ka 4 dhoma gjumi dhe 6 banjo, po ashtu ka një super oborr të madh dhe një pishinë. Mesa duket Katy Perry paska jetuar në parajsë…

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -