Pak muaj më parë Miley Cyrus dhe Liam Hamsworth zyrtarizuan marrëdhënien e tyre duke u martuar, dasma e tyre u zhvillua në fshehtësi të plotë dhe më pas Miley postoi foto në rrjetet sociale. Shpesh herë këngëtarja e njohur ka dalë hapur në mbështetje të komunitetit LGBT duke i mbështetur ata pubilikisht dhe me shuma monetare. Teksa jepte një intervistë për “RuPaul” këngëtarja e njohur pranoi se puthjen e parë ja kishte dhënë një vajzë:

“Puthja ime e parë ishte me një vajzë në gjimnaz dhe askush nuk do ta kuptonte në Nashville po ta thoshe këtë. Unë e pata atë marrëdhënie. Isha i vetmi fëmijë në Disney që do të flisja hapur dhe do të mbështesja miqtë homoseksualë, askush nuk e thoshte, kështu që për mua ishte shumë e rëndësishme.”- tha Miley teksa pranoi se ka mbështetur gjithmonë komunitetin LGBT pavarsisht prirjeve të saj seksuale.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face