Vetëm dy javë më parë Sinead O’Connor i habiti të gjithë me vendimin e saj për tu kthyer nga e krishterë në myslimane. Dhe pas asaj deklarate vjen një tjetër që i çuditi të gjithë.

“Me vjen tmerrësisht keq. Ajo çfarë unë dua të them është kaq raciste saqë nuk e kisha menduar kurrë se shpirti im mund ta ndjente ndonjëherë. Por me të vërtetë unë kurrë nuk dua të kaloj më kohën me njerëz të bardhë. Ata janë të neveritshëm”.- është shprehur këngëtarja e njohur.

Duke u Ngarkuar...

Ndërkohë këngëtarja u kritikua nga komuniteti islamik pasi nuk lejohen këto deklarata raciste duke i kujtuar se edhe profeti  Muhamed  ka thënë se asnjë racë apo kombësi nuk ka superioritet karshi tjetrës.

- SPONSOR -