Gjatë intervistës së saj më të fundit këngëtarja Jesicca Simpson ka treguar një histori, e cila daton në kohën e divorcit të saj me Nick Lachey. Sipas Simpson dy artistët e njohur Justin Timbelake dhe Ryan Gosling kishin vënë bast me njëri-tjetrin se cili do t’a puthte i pari këngëtaren. Basti i tyre ishte vënë që në kohën kur ishin 12 vjeç. Ajo tregoi gjatë intervistës me “Jimmy Kimmel” se puthja passionate me Justin Timberlake ‘u shkatërrua’ kur ai nisi t’i dërgonte mesazhe shokut të tij. Njohja e Simpson me Timberlake dhe Gosling daton qëkur ishin në moshë të vogël, gjatë shfaqjes së tyre në “The Mickey Mouse Club”. “Ne kishim një rreth shoqëror të përbashkët dhe unë e njihja Justin Timberlake shumë mirë. Pas divorcit  ai ishte në shtëpinë time dhe ne shkëmbyem një puthje”, -tha Simpson për Jimmy Kimmel të mërkurën.

- SPONSOR -Smiley face