Çdo nënë ka dëshirë që dhoma e foshnjes së saj të jetë Royal-e por pak e arrijnë… Edhe pse  nuk mund të kemi të gjithë mundësinë,  sot ka nëna që me pak shpenzime arrijnë të jenë me tepër shije, prandaj kot nuk kanë thënë më mirë të dish sesa të kesh.

Duke u Ngarkuar...

Me mbërritjen e një princi të ri, apo një princeshe të re, gjithmonë gjëja e parë që duhet të bëjmë duhet të jetë prezantimi me dhomën .

Ju ndoshta nuk jeni pjesë e familjes mbretërore, por pa dyshim keni nevojë për një dhomë sa më të  veçantë për fëmijën tuaj. Edhe pse foshnja juaj ende nuk kupton kontaktin me ambientin përrallor që i keni përgatitur i jep kënaqësinë dhe rehatin e duhur.

Ajo ose ai  , në momentin kur të krijoi kontaktin me dhomën e vet do ti flasi krevatit kështu ;” Përshëndetje o krevati im oh sa rehat…” Po po ambienti i veçantë posaçërisht për beben tuaj e frymëzon atë dhe e bën të ndihet si në përralla.

Fëmija krijon indetitet që kur lind me mënyrën se si vishet, ku flen dhe si ushqehet. Fëmija do pastërti përreth , aromë të mrekullueshme , dhomën e vet, lodrat e veta, ah dhe mos harroni kurrë një gjirafë në qoshe të dhomës dhe një abazhurë të ndezur me ngjyrë rozë, ato japin energjinë përrallore ,transmeton mulliri.al.

Ne kemi zgjedhur disa modele dhomash për t’ju frymëzuar sado pak, ndërkohë që ju frymëzoheni nëpërmjet fotove , mundohuni të zgjidhni më të mirën , asnjëherë nuk është vonë…mulliri/al.

- SPONSOR -