Ditën e djeshme Victoria Beckham festonte 10 vjetorin e krijimit të brandit të saj. Në një ditë tepër të ngjeshur me sfilatën ku prezantoi koleksionin e saj të fundit , më pas një dreke familjare dhe ditën zgjodhi ta mbyllë me një party vërtet të veçantë.

Duke u Ngarkuar...

Ajo dukej në një formë të shkëlqyer bashkë me familjen e saj ku spikati dhe veshja e bashkëshortit të saj,futbollistit David Beckham. Por ajo që po bën namin në rrjetet sociale është kërcimi dhe performanca e Victorias në party.

Ajo ishte duke kërcyer nën rritmet e këngës së ish grupit të saj muzikor Spice Girls. A është kjo një përgjigje e Victoria pasi një antare e grupit deklaroi që do e fillonin rikthimin e tyre edhe pa Victorian?! Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!/mulliri.al

- SPONSOR -