Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, prej disa muajsh është në një lidhje me modelin Anwar Hadid. Ato jetojnë bashkë tani ndërsa janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe shihen kudo të shoqëruar. Dua dhe Anwar së fundmi kanë vizituar artisten e thonjve Mei Kawajiri, e cila ju ka lyer thonjtë me modelet e zgjedhura nga veta ata.

Anwar ka zgjedhur një manikyr neoni blu, rozë dhe të verdhë me “APLUS” të shkruar nëpër thonjtë. Nga ana tjetër, Dua ka zgjedhur një ngjyrë bezhë të hapur dhe ka vizatuar figura gjeometrike në rozë dhe jeshile. Dyshja po ashtu kanë fotografuar duart së bashku duke treguar thonjtë e sapo lyer. I dashuri i Duas, njihet për një stil të veçantë. Ai po ashtu ka lyer dhe flokët, njëherë biond e më pas në rozë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face