Javët e modës këto ditë na mësuan shumë trende. Pasi  mësuam trendet e veshjeve, harruam që të mësonim  trendet e aksesorëve por më mirë vonë se kurrë. Këtë vit kompani të njohura të modës si Chanel apo Saint Laurent ishin kompanitë që mbretëruan për sa i përket aksesorëve. Beretat dhe fedorat i pamë shpesh këto javë që mesa duket do jenë në modë në sezonin vjeshtë-dimër. Po ashtu syzet e mëdha dhe aksesorët me ngjyra nga më të ndryshmet do ju bëjnë të dukeni trendi. Epo çfarë prisni? Vrap për t’i blerë, por kujdes me shpenzimet.

- SPONSOR -