Buzët e holla kërkojnë shumë kujdes dhe duhet që të mos gabojmë asnjëherë me buzëkuqin që përdorim. Po, është e vërtetë që buzët e trasha janë më të bukura por dhe buzët e holla kanë bukurinë e tyre. Por që të kujdesemi si duhet dhe  të dukemi bukur, për buzët e holla duhet të kemi parasysh këto gabime që mos i bëjmë asnjëherë:

  1. Kujdes me shkëlqyesin e buzëve. Nëse lyeni buzët e holla me shkëlqyes si buzët e trasha ato nuk do duken njëlloj, por ju mund të aplikoni shkëlqyesin në qëndër të buzëve tuaja të poshtme dhe të sipërme pasi kjo do u japë atyre një efekt 3-D.
  2. Mos përdorni buzëkuq me ngjyrë të errët. Përdorni ngjyrat nude ose rozë dhe lyeni konturin duke dalë pak nga vija. Ngjyrat e errëta do i theksojnë shumë buzët dhe nuk do u tregojnë mirë.
  3. Guxoni me sytë, largojeni vëmëndjen e buzëve dhe çojeni tek sytë. Nëse i lyeni bukur sytë dhe tërheqin vëmëndjen, atëhere buzët e holla nuk do jenë në qëndër të vëmëndjes.

- SPONSOR -