Ngrënia e një drekë apo darkë me familjen dhe shoqërinë, shpesh kthehet në një gosti që nuk ka fund. Ka njerëz që preferojnë që në fund të një vakti të pijnë një çaj, të hanë fruta, ëmbëlsira apo të bëjnë një sy gjumë. Por a është mirë të flesh apo të pish çaj pasi ke ngrënë ? Lexoni më poshtë…

Gjumi Pas Ushqimit

Gjumi pas ngopjes tingëllon si një ide e shkëlqyer, por një gjë e tillë provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë.Studimet këshillojnë se njerëzit duhet të presin të paktën 30 minuta përpara se të pushojnë pas ushqimit.Në këtë mënyrë, ata janë më pak të rrezikuar nga ishemia.

Duke u Ngarkuar...

Çaji

Çaji është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak. Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit.

Frutat

Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh. Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori. Ngrenia e më shumë se 100 gramë fruta në ditë mund të nxisë shtimin në peshë. Kjo do të thotë se shmangia e frutave pas vaktit mund t’ju ndihmojë të ruani peshën. Gjithsesi kujdes me sasinë.

Ecja

Ka njerëz që besojnë se ecja pas një vakti i bën mirë organizmit.Kjo ide është pjesërisht e saktë.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të presin të paktën gjysëm ore që të dalin për ecje pas një vakti.

Ecja duhet të zgjasë rreth 10 minuta që të shmangni urthin dhe problemin me tretjen.

Dushi

Dushi pas një vakti është një ide e gabuar sepse e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut është i përqendruar tek stomaku dhe zorrët.

Nëse bëni dush pas vaktit, trupi do të çorientohet pasi do të ‘urdhërojë’ gjakun që të qarkullojë drejt gjymtyrëve për të ruajtur temperaturën.

Kësisoj tretja nuk do të jetë në nivelet e duhura dhe do të keni çrregullime.

- SPONSOR -