Ditën e djeshme reperi i njohur Chance The Rapper është martuar në një ceremoni ku kishte ftuar miqtë e tij më të mirë. Ceremonia u mbajt në një ambient të hapur dhe kudo kishte lule të bardha. Ceremonia ishte tepër e thjeshtë për një reper që ka miliona në bankë por ndoshta ky  është vetëm fillimi i dasmës. Ajo që na la pa fjalë ishte veshja e Kim Kardashian, që kishte zgjedhur një fustan Versace me tre ngjyra: jelja, bojqelli dhe jeshile, një kuletë me gurë dhe xixa dhe një palë sandale të thjeshta me takë. Por për fatin e keq të tyre, Kim dhe Kanye ishin me vonese  dhe thyen  rregullin e dasmës që nuk duhet të shkosh në dasmë pasi futet nusja me dhëndrin.

- SPONSOR -