Kim Kardashian është padyshim një nga femrat më me ndikim në botë dhe çfarë vesh Kim kthehet menjëherë në trend. Por jo gjithmonë ndjekja e trendeve të vip-ave është një mënyrë e mirë pasi në rastin e Kim askush nuk duhet ta bënte. Një nga veshjet e preferuara të saj në 2018 ishin peliçet e mëdha me lëkurë të vërtetë kafshësh dhe i pamë disa të tilla 38 vjeçares. Por ky ishte një shëmbull i keq që Kim po u jepte fansave të saj pasi për të bërë një peliçe duhej të vriteshin disa kafshë dhe dukej sikur ajo po i bënte reklamë vrasjes së kafshëve për peliçe. Por e rëndësishme është që ylli i ” Keeping up with the Kardashians” ka ndryshuar mendim dhe tani nuk ble më veshje të prodhuara me lëkura kafshësh por imitime.

                   

- SPONSOR -