Kim Kardashian ka thënë se nuk ndjen keqardhje për takimin me Presidentin Trump, sepse ai ka bërë ‘gjëra të mahnitshme’ për reformën në burg. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 39 vjeçe, u shoqërua nga burri i saj, mbështetës i Trumpit, Kanye West dhe nëna e saj, Kris Jenner në takim. Ndërsa ajo foli në Konferencën e “New York Times DealBook” të mërkurën, Kim tha se do të rrezikonte reputacionin e saj duke u takuar me Trumpin, për t’i ndihmuar në qëllimet e saj për të përmirësuar sistemin e drejtësisë penale. Sipas Yahoo, ajo tha: “Unë përqëndrohem në reformën e burgjeve dhe Presidenti ka bërë gjëra të mahnitshme në reformën e burgut”.

- SPONSOR -Smiley face