Kim Kardashian është treguar gjithmone shumë e sinqertë në lidhje me përpjekjet e saj të shtatzanisë, dhe gjatë episodit të së Dielës “Keeping Up With Kardashians” ajo foli rreth vështirësive që ka hasur me procedurën e “nënës surrogato”. “Është frustruese të mos jesh në gjendje ta bësh vetë”, u shpreh ajo gjatë episodit. “është një dinamike shumë e çuditshme. Shkoj në çdo takim të lënë me doktorin dhe mundohem të jem e pranishme, por kur nuk e mban brenda teje, është një ekuilibër i bukur se sa shumë ju do të jeni brenda jetës së tyre”.

Ndërkohe që je në pritje nëse mbjellja do të jetë e sukseshme apo jo, Kim gjithashtu fliste për një procedurë fertiliteti që ajo kishte bërë para se të mbetej shtatzënë me Saint. “E para nuk funksionoj me mua”, u shpreh ajo, duke vënë në dukje se ekzistonte “një shanc prej 60%” të suksesit. “unë e provova dhe humba njërin”. Motra e saj Khloé e shtjelloj atë që Kim mundohej të shpjegonte, “Përpara se Kim të mbetej shtatzënë, ajo vendosi një embrion brenda saj por embrioni nuk qendroj. Kim ishte shumë nervoze dhe e shqetësuar gjatë asaj periudhe pritëse”.

Duke u Ngarkuar...

Tani Kim dhe Kanye po presin fëmijën e tyre të tretë në fillim të vitit 2018.

- SPONSOR -