Quhet “Momo” dhe po hap shumë probleme kudo në botë në rrjetet sociale të cilat  përdoren gjerësisht nga fëmijët. “Sfida Momo” nisi verën e vitit të kaluar dhe një personazh i filmave horror u kërkonte fëmijëve që të kryenin veprime të ndryshme deri në vetëvrasje. Shumë prindër ngritën shqetësime që fëmijët e tyre hapnin filma vizatimorë në Youtube por në vendin e tyre dilnin veprime horror me kuklla.

Pjesë e ngritjes së shqetësimeve është bërë edhe Kim Kardashian që është nënë e tre fëmijëve. Ajo ka ripostuar një mesazh të një prindi që i kërkonte Youtube të fshinte këto video dhe të merrte situatën në kontroll, Kim postoi mesazhin duke bërë tag Youtube dhe duke ju lutur për ndihmë. I menjëhershë ka qënë dhe reagimi i Youtube që ka shkuar se do i marrin shumë seriozisht këto raportime dhe se janë gati për të ndimuar këto.

- SPONSOR -Smiley face

Deri sa të zgjidhjet kjo situatë, mulliri.al ju bën thirrje prindërve që të ushtrojnë kontroll të rreptë tek fëmijët tek videot që shikojnë në Youtube por edhe në rrjetet sociale në mesazhet e fëmijëve, mos e anashkaloni këtë veprim pasi është shumë e rëndësishme për fëmijët tuaj !

 

- SPONSOR -Smiley face