Prej gati një dekadë Mario Dedivanovic është make-up artisti i Kim Kardashian dhe ka një shoqëri të mirë me bukuroshen e serialit “Keeping up with the Kardashians”. Mario është kthyer në një nga miqtë më të mirë të Kim dhe ajo shpesh herë lavdëron punën e tij duke e promovuar. Dje Mario ka festuar ditëlindjen e tij dhe nuk ka munguar as urimi nga Kim që me vërtetë është i veçantë. “Urime ditëlindja për një dhe të vetmin, miku im për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë”, ka shkruar Kim.

- SPONSOR -Smiley face