E mbani mend kur ishim të vegjël që na vishte mami ? Epo me vajzën e Kim Kardashian, North West, nuk ndodh e njëjta gjë pasi bukuroshja vishet vetë dhe ka një super stil. Këtë gjë na i ka treguar Kim me anën e një postimi në Instagram duke treguar se është shumë krenare për vajzën e saj pasi është një fashionista e vërtetë .

“Vajza ime North është përfundimisht fashionista! Ajo vjen me mua në dyqanet e copave dhe zgjedh se çfarë i pëlqen dhe në udhëtimin e saj në Japoni e lashë të stilohej vetë. Duhet ta kisha lënë të më stilonte dhe mua. Ajo e dashuron. Po kënaqet dhe unë jam shumë e lumtur që ka kaq shumë shprehi.”, shkruan Kim në Instagram.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face