Ditën e djeshme, Kris Jenner ka festuar 64-vjetorin e lindjes dhe surprizat në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar. Dhurata më speciale ka qenë ajo e Kim Kardashian e cila përfshinte kujtime shumë të bukura. Ajo është kujdesur që në këtë ditë të drekojë me të ëmën, motrat dhe mikeshat e saj në shtëpinë e tyre të fëmijërisë. Nëpërmjet një videoje të publikuar në “Instagram”, Kim ka zbuluar momentin kur i ka treguar së ëmës surprizën dhe Kris nuk i ka mbajtur dot lotët. Së bashku me shoqet e tjera dhe të bijat ajo ka shpërthyer në lot nga emocionet.

“Sot ne festojmë për nënën time. Kushdo që e njeh atë, e di sa sentimentale është. Për ditëlindjen e saj kam planifikuar një drekë të vogël, vetëm me fëmijët e saj dhe miqtë e saj më të ngushtë prej 40 vitesh. I dërgova ftesat në një vend ku u takuam të gjithë. Kur të gjithë mbërritën, u thashë se kisha një surprizë. Pastaj u dhashë atyre ftesat e vërteta dhe kur panë adresën se ku do të shkonim, lotët mbushën dhomën. Mora me qira shtëpinë e fëmijërisë. Të gjitha kujtimet tona jetojnë këtu sidomos me babanë. Shtëpia është aty ku lindi çdo fëmijë Kardashian dhe na bëri ne që jemi”, shkruan Kim. Ajo u shpreh se teksa qëndruan në këtë shtëpi, ndjeu prezencën e të atit më shumë se kurrë. Kjo ishte një nga dhuratat më të vështira që modeles i është dashur ta mbajë sekret nga familja e saj, deri në momentin final.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face