Shpesh herë Kim Kardashian e shohim teksa poston video të ndryshme nga festa ku ajo shkon me motrat apo miqtë e saj. Por këtë herë video që Kim postoi e la pa fjalë reperin me origjinë shqiptare Gashi. Nëse dëgjoni me kujdes videon e Kim në sfond është dhe kënga “My Year” që po thyen rekorde në USA. Në video me Kim është dhe Kourtney dhe të dyja ndodhen në makinë teksa dëgjojnë këngën e reperit të njohur. Sigurisht që nuk kishte si të mungonte as reagimi i reperit i cili shkroi: “Kim Kardashian që postoi këngën time më bëri mua shumë të lumtur!”. Gashi prej disa kohësh po shijon sukseset e tij, së shpejti ai do nxjerrë dhe albumin e tij më të ri që na rezevon plot surpriza…

 

- SPONSOR -