Ajo është një ikonë e modës dhe janë miliona fansat e saj në botë. Kim Kardashian ka vizituar këtë herë kryeqytetin e modës, Parisin. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk i la vend për imagjinatë kur u shfaq me veshjen e saj tepër sexy. Kim kishte veshur një bodysuit të zi leopardi që i mbulonte vetëm pjesët intime. Me këtë veshje Kim na tregoi se ka rrëzuar edhe disa kile dhe ka bërë një trup shumë të bukur ( gjithmonë e ka pasur të tillë). Ky rikthim i Kim ishte dhe me forca të shumta sigurie pasi në 2016 Kim u rrëmbye nga hajdutët në dhomën e hotelit ku ajo ndodhej vetëm dhe vlera e bizhuve që ju vodhën arrinte vlerën e 6 milionë eurove, për të mos përmëndur dhe dëmin psikologjik që ju shkaktua.

- SPONSOR -Smiley face