Kim Kardashian do heq dorë së shpejti nga televizioni dhe po përgatitet fort për t’u bërë një avokate e zonja. Ajo është duke studiuar kriminalistikë dhe do të jetë një avokate e ardhshme. Dhe sigurisht që asaj i duhet të punojë fort për të marrë titullin e avokates dhe këtë po e bën më së miri edhe pse bebi nr.4 do kujdesin e saj. Por ajo që na shkriu së qeshuri të gjithëve ishte një tezë provimi që Kim e postoi në Instagram. Teza fliste për histori të ndryshme ligjore por emrat e personazheve nuk janë të panjohur pasi janë përdorur emra të këngëtarëve të njohur si Justin Bieber.

“Justin Bieber-i importon vepra arti. Për shumë vite, ai ka blerë dhe shitur me vetëdije vepra arti të vjedhura nga muze të vegjël në Timberlake. Bieber-i drejton një galeri arti në shtetin Bieberville, në partneritet me shokët Zayn, Niall dhe Harry.”-shkruhej në tezën e provimit dhe të gjithë u habitën nga teza ndryshe.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -