A e keni vënë re ndonjëherë se unaza në gishtin e Princ William mungon? Epo nëse jo, ju themi ne se ai nuk e ka vendosur kurrë unazën e martesës. Duka i Cambridge, i cili u martua me Kate në vitin 2011, zgjodhi të mos e vërë unazën e martesës për një arsye shumë të thjeshtë.

Ai nuk është një burrë i bizhuterive. Një funksionar i pallatit ka shpjeguar: “Duka i Cambridge nuk i ka qejf bizhuteritë dhe për këtë arsye, nuk ka vendosur ndonjëherë. Ka vendosur që të mos i vërë as pas martese. E gjitha varet nga preferencat personale dhe William e Kate e kanë diskutuar atë privatisht”.

- SPONSOR -Smiley face

Me unazë apo jo, që William është i martuar nuk është sekret. Rreth 2 miliardë njerëz janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur dasmën shumë vite më parë.

- SPONSOR -Smiley face