Jennifer Lopez është një nga femrat më sexy dhe trupi i saj është fantastik për një femër në moshën 49 vjeçare. Por me siguri që fotoja e mëposhtme është një foto që Jennifer Lopez nuk do donte të publikohej. Ajo dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez ishin duke shkuar në ceremoninë e përfundimit të shkollës së binjakëve Max dhe Emme dhe sigurisht që nuk munguan as paparacët që kapën një foto “1 milion dollarëshe”. Përmes fotove të gjithë zbuluam se këngëtarja më sexy në botë vesh korse. Edhe pse trupi i Jennifer është perfekt, në një moment fustani i saj Chanel është hapur pak dhe në dukje ka dalë korseja. Menjëherë Jennifer e rregulloi fustanin por ishte e kotë pasi paparacët e kapën “sekretin” e saj të vogël. Epo të gjitha kemi nevojë për korse ndonjëherë…

- SPONSOR -