Që Lady Gaga na kënaqi me performancën e saj në Grammy s’kemi ç’themi  por teksa performonte GAGA ju afrua kamerës dhe pozoi për një moment. Të gjithë e kapën momentin foto dhe fotoja përfundoi në meme. Këngëtarja i mirëpriti memet madje bëri dhe like disa prej tyre në Instagram. “Unë duke pritur mikrovalën për të ngrohur ushqimin” “Duke parë foton e profilit në Instagram të dikujt” ; “kur njerzit flasin keq për Lady Gaga-n” ; “Pasi bën porosinë në Amazon dhe pret për porosinë..” dhe shumë të tjera ishin memet që po bëjnë xhiron e botës . Jetojmë në epokën e meme-ve dhe sigurisht që çdo artist i merr për shaka dhe të gjithë qeshim me to pasi nuk kanë si qëllim talljen por argëtimin e atyre që i shohin.

 

 

- SPONSOR -